Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
Gjeologjia e Mjedisit
                  UNIVERSITETI                         I   PRISHTINËS
                FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE
                            DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË
                                  STUDIME MASTER














PUNIM NË LËNDËN:   GJEOLOGJIA E MJEDISIT






















MENTORI:                                                                                             KANDIDATI:
Dr. Vahdet   PRUTHI                                                                               Bujar Gashi
PRISHTINË 200





                                                              I
GJEOLOGJIA E MJEDISIT
(Gjeologjia ambjentale)


 Është degë aplikative e gjeologjisë që merret me rreziqet ambjentale, me tipe dhe shkaqet e tyre (natyrore apo antropogjene) duke dhënë edhe mënyrat apo teknikat mbrojtëse e parandaluese (inxhinierike, hidrologjike, gjeomorfologjike, etj).                                                                                
o Fjalor shpjegues i termave të gjeografisë (Tiranë 2000)

 Gjeologjia e Mjedisit , sikurse Hidrogjeologjia, eshte nje fushe multidiciplinare ne shkencen e aplikuar dhe eshte e lidhur ngusht me gjeologjin ingjinierike dhe po ashtu dicka me gjeografine e mjedisit.Te gjitha keto perfshijne studime te nderlidhura te njerzimit me gjeologjine mjedisore duke perfishire edhe biosferen, litosferen, hydrosferen, dhe disa hapsira te atmosferes
(The Language of Geology-Dictionary and research Guide)
http://www.123exp-science.com/t/01554087227/

Është gjeologji aplikative e cila përfshinë studimin e: rreziqeve natyrore, format e ndryshme të tokës dhe peisazhet, proceset hidrologjike,   gjeologjike, biologjike, ndotjen e mjedisit etj.
Gjeologjia e mjedisit është gjeologji e aplikuar, veçanarisht është përdorimi i gjeologjisë informative për të na ndihmuar për të zgjidhë problemet në tokë, të zvogloj degradimin e ambientit dhe të maksimizoj (të rritë) rezultatet e dobishme të përdorimit të natyrës sonë dhe ndryshimet e ambientit.
Aplikimi i gjeologjisë në këto probleme është të përfshijë studimet e këtyre koncepteve: rreziku natyror si; përmbytjet (vërshimet), termetet, dhe aktivitetet vullkanike.
Po ashtu parashehë edhe disa relacione si:
 Pamja e vendeve të zgjedhura, planifikimi i tokave dhe efekti i analizave ambientale,
 Materialet e tokës si; (mineralet, shkëmbinjtë dhe dheu), për të vendosur potencialin e tyre të përdorimit si resurs ose përdorimin e lartë të vendeve dhe efektet e tyre në shëndetin njerëzor,
 Proceset e hidrologjisë, të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore, resurset ujore dhe problemet e ndotjes së ujit.
 Proceset gjeologjike sikurse depozitimi i sedimentit në oqeane, formimin e maleve, lëvizjet e ujërave nën sipërfaqe të tokës për të vlerësuar ndryshimet lokale, regjionale dhe globale.

Ambienti është bashkësi e plotë e rrethanave që e rrethojnë një individ ose një komunitet, përfshinë të gjitha kushtet fizike sikurse ajri, uji e gazi, format tokësore që kanë ndikim në rritjen dhe zhvillimin e një individi ose një komuniteti.
Pastaj një prezantim i gjeologjisë së mjedisit nuk përfshinë vetëm proceset tokësore, burimet dhe strukturën e tokës që është e përshkruar nga shkencëtarët por gjithashtu përfshinë edhe ndikimin shoqëror dhe kulturor dhe se si ne i përceptojmë dhe reagojmë në rrethanat tona fizike.
Proceset fizike të cilat kanë modifikuar pamjen e sotme të tokës kanë aperuar gjithandej gjatë kohës gjeologjike. Sidoqoftë madhësia dhe frekuenca e këtyre proceseve janë subjekt natyral i këtyre ndryshimeve.
Komponent fundamentale e mjedisit të secilit, është komponenti gjeologjik, dhe njohja e mjedisit tonë kërkon njohuri të gjëra bazike nga shkencat natyrore dhe disiplinat ndërlidhëse.
E gjithë gjeologjia mund të konsiderohet si mjedisore, shumica e problemeve mjedisore dhe zgjedhja e tyre është komplekse, dhe kërkon involvim të shumë aspekteve, që mund të përfshihen në tri kategori:
Fizike (gjeografia fizike, proceset gjeologjike, shkëmbinjtë, toka etj.)
Biologjike (natyrën e botes bimore dhe shtazore, ndryshimet e kushteve dhe proceseve biologjike, etj.) dhe
Interesit njerëzor (shfrytëzimi i tokës, ekonomia, ndërveprimet në mes të aktivitetit të njeriut dhe sferës biologjike e fizike, etj.)
Gjeologjia e mjedisit (Environmental Geology) trajton shumë probleme në sfera të ndryshme të lëmive të ndryshme, duke inkuadruar edhe ekspert të lëmive dhe fushave të ndryshme në mbrojtjen e natyrës si; biolog, gjeolog, pedolog, sociolog, planifikues të hapsirës, mjek, jurist,ekonomist, kimist, sociolog, ekolog etj, duke trajtuar probleme të ndryshme siq janë:
Shpyllzimi, desertifikimi, erozioni,
Zvoglimi i koncentrimit në atmosferë të Ozonit (O3),
Zvoglimi i biodiversitetit,
Ndotja dhe kontaminimi i tokës, ujit dhe ajrit dhe
Deponimi i mbeturinave.
Ka shkaktar të shumtë të cilët ndikojnë në rritjen e këtyre problemeve si p.sh,
Rritja e popullsisë
Prej 1830 deri më 1930, nga 1 milrd në 2 milrd njerzë
Më 1970 është dyfishuar, ndërsa që deri kah mesi i këtij shekulli mendohet në 10-15 mliard njerëz
Rritje e popullsisë do të thotë rritje e nevojave për resurse, e kjo ngritje të përçarjeve mjedisore, e prej kësaj dukurije vjenë edhe deri te rrezikimi.
Gjithmonë ka pasur procese të Tokës që janë të rrezikshme për njeriun. Këto procese duhet të njihen dhe mënjanohen ku kjo është e mundur dhe dëmet e tyre në njerëz dhe pasuri të minimizohen.
o Proceset fizike që modifikojnë sot format e natyrës/tokës, kanë operuar për kohë të gjata gjeologjike. Mirëpo, niveli dhe shpeshtësia e këtyre proceseve janë subjekt i ndryshimeve të detyruara natyrore dhe artificiale
o “E sotmja është qelës i së kaluarës” (James Hutton – i njohur si baba i gjeologjisë)
o Të kuptuarit e sistemeve të Tokës dhe sfidat e tyre është kruciale në zgjedhjen e problemeve mjedisore. Toka në vete është një sistem i hapur sa i përket energjisë, por para së gjithash i mbyllur sa i përket materialit.
o Një sistem është çdo pjesë e universit, të cilën ne e zgjedhim për studim. Shumica e sistemeve përmbajnë pjesë komponentësh që reciprokisht rregullohen, ashtu që ndryshimet në një pjesë sjellin ndryshime në pjesët tjera.
o Toka si sistem – mund të konsiderohet si një sistem i përbërë nga katër pjesë: atmosfera, hidrosfera, biosfera dhe litosfera.
o Reagimet ndaj ndryshimeve mund të jenë:
o Negative (sistemi i qëndrueshëm, vetë-rregullohet)
o Pozitiv (sistemi ndryshon sipas parimit “rrethi vicioz”)
o Parashikimet e ndryshimeve në sisteme
o Analizat e hyrje-dalje të një sistemi  
o Limitimi i resurseve
o Dy gjëra janë të njohura:
o Toka është vendi i vetëm për jetë për ne
o Resurset janë të limituara, dhe përderisa disa janë të ripërtritshme, shumë nga to jo
o Nevoja për një shkallë të madhe të riciklimit të shumë materialeve
o Ekzistojnë dy këndvështrime sa i përket resurseve natyrore:
o Gjetja e resurseve nuk është ndonjë problem, sa mënyra për ti shfrytëzuar ato
o Resurset të caktuara nuk mund të përballojnë rritjen e popullatës përgjithmonë.
o Qëndrueshmëria
o Shfrytëzimi i resurseve natyrore është duke u bërë pa ndonjë breng serioze për limitet e tyre, apo nevojën e riciklimit të tyre
o Qëndrueshmëria si definicion:
o Si një sigurim që gjeneratat e ardhshme të kenë të njëjtat mundësi ndaj resurseve që planeti ynë ofron
o Qëndrueshmëria i referohet një lloji të zhvillimit që ekonomikisht është i zbatueshëm, nuk dëmton mjedisin dhe i drejtë nga aspekti social.

o Obligimet tona për të ardhmen
o Efektet e shfrytëzimit të tokës po bëhen grumbulluese (kumulative), dhe për këtë ne kemi një obligim ndaj atyre që na përcjellin (pasardhësve)
o Emergjenca e agrikulturës ka qenë instanca e parë e një shfrytëzimi artificial të tokës që ka quar deri te modifikimi i mjedisit natyror.













































1.0-Shkëmbinjtë

Ciklet Shkëmbore
Krijimi i shkëmbinjve në tokë kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit cikël shkëmbor.
Ekzistojnë tre lloje shkëmbinjsh, magmatikë, sedimentarë dhe metamorfikë. Secili prej tyre ka mënyren dhe proçesin e vet të krijimit, por është vërjtur se këto proçese megjithë veçantitë janë të lidhur me njëri tjetrin duke shërbyer nëpërmjet fenomeneve natyrore si bazë për krijimin e njëri tjetrit.
Shkëmbinjtë magmatikë krijohen në thellësi të tokës. Ato dalin drejt sipërfaqes në formën e lëngët të magmës, dhe pastaj pas kontaktit me ujin ose ajrin, ngurtësohen dhe kthehen ne masa të ngurta shkëmbore
Shkëmbinjtë sedimentarë krijohen prej coprave që shkatërohen nga erozioni, si rezultat i ndryshimit të temeraturës, reshjeve atmosferike, lagështisë së ajrit, veprimtarisë së rrjedhave ujore ose dallgëve të detit dhe erës. Mbasi copëtohen grimcat transportohen nga era, graviteti ose rrjedhat ujore drjet detit, ku ato depozitohen me shtresa njëra sipër tjetres dhe si rezultat i peshës të shtresave të sipërme, shtresat e poshtme, ngjeshen duke humbur lageshtinë e duke u ngurtësuar.Shkëmbinjtë metamorfikë janë shkëmbinj që krijohen sirezultat i ndryshimeve të dy llojeve të para shkëmbore nen ndikimin e presionit dhe ndryshimit të temperaturës.Si përfundim, shkëmbinjtë magmatikë mund të kthehen ne sedimentarë ose metamorfikë si rezultat i fenomeneve që kemi përmendur më lart. Gjithashtu sedimentarët ose metamorfikët mund të kthehen në magmatikë si rezultat i zhytjes në thellësi deri në piën kur fillojnë të shkrijnë.
Kështu natyra krijon një sistem krijimi e shkatërrimi i cili siguron një vazhdimësi të ekzistencës të të tre llojeve shkëmbore në Tokë.
Historikisht mendohet se të parët shkëmbinj që u shfaqën në tokë ishin ata magmatikë si rrezultat i shpërthimeve të para vullkanike që vinin nga brendësia e tokës e cila nga ana e saj ishte krijuar nga ngurtësimi i një reje pluhuri kosmik si rezultat i gravitetit. Pra edhe në çastin e parë të shfaqjes së shkëmbformimit kemi një formim magmatikësh si rezultat i shkrirjeje të një mase që mund ta konsiderojmë me prejardhje sedimentare apo metamorfike.
Pra megjithëse mendojmë se prodhimi i parë tokësor është shkëmbi magmatik ai u krijua duke ndjekur sërisht të njëjtin cikël të shkëmbinjve që ndjek edhe sot ky proçes.
Çasti i parë i krijimit të magmatikëve, pati shumë rëndësi për jetën në tokë, sepse nga ky proçes filloi krijimi i kontinenteve, dhe kushteve të para për ekzistencën e migroorganizmave të cilët u ushqyen me këtë energji të proçeseve vullkanikë.
Krijimi i këtyre shkëmbinjve filloi si rezultat i magmës që doli nga shpërthimi i vullkaneve të para në një tokë të mbuluar nga ujrat e një oqeani mbarëbotëror. Në kontakt më ujin ato u ftohën dhe dalë ngadalë u ngurtësuan. Këta shkëmbinj janë gjetur sot në Barbitatan (Afrika e Jugut) me moshë rreth 3.6miliardë vjet dhe në Groenlandë me moshë 3.8miliardë vjet. Këta të fundit janë edhe shkëmbinjtë më të vjetër të gjetur ndonjëherë në sipërfaqen e Tokës.
Karakteristikat e llojeve shkembore



              1.Magmatik-














•                           2.Sedimentar





                                                  3.Metamorfik

 Sjellja e mineraleve dhe shkëmbinjve është e parashikueshme, por janë të ndryshueshëm dhe për këtë edhe të përshtatshëm për qëllime të ndryshme
 Në përgjithësi rreshpet argjilore janë të dobëta si fondament për struktura të mëdha inxhinierie
 Fortësia e shkëmbinjve është shumë e ndikuar nga sistemet e rrudhosjes dhe thyerjeve të ndryshme tektonike.  

















2.-Klasifikimi i rreziqeve

Meqenëse toka funksionon në bazë të katër sistemeve fizike (Atmosferë, Litosferë, Hidrosferë dhe Biosferë), dhe në bazë të faktorëve që zhvillohen në to, ne mund të bëjmë klasifikimin e rreziqeve dhe pasojave të tyre në këtë mënyrë
1. Rreziqet e natyrës (gjeofizike, biofizike),
2. Rreziqet teknologjike (të shkaktuara nga faktori njeri).

. Dukuritë gjeologo-inxhinierike dhe ndikimi i tyre në mjedis

Rreziqet natyrore, natural hazard (anglisht), natyrel risques (frengjisht),
janë ndodhi, fenomene, e dukuri të pasuara me rrjedhime negative në mjedis dhe në jetën e njeriut siç janë: përmbytjet, thatësirat e zgjatura, zjarret, tërmetet, vullkanet, stuhitë, tornadot etj.
Rreziqet natyrore- janë ato elemente fizike të ambientit, të dëmshme për njeriun, të shkaktuara nga një forcë e jashtme. (Burton dhe Kates 1964), të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në njerëz dhe veprimtarinë e tij, dhe ambientin ku jeton.







Rreziqet e natyrës (gjeofizike, biofizike)-
Në Rr.N., gjeofizike dhe biofizike përfshihen rreziqet Gjeologjike, Gjeomorfologjike, Hidrologjike, Atmosferike dhe Biologjike


















3.
TERMETET


Termeti është një dukuri ku ndodhin dridhje të fuqishme në sipërfaqen tokësore, dridhjet jan të papritura në mënyrë befasuese, zakonisht me interval të shkurtër kohor por forca e tyre mund të jetë me pasoja katastrofale për popullsinë të mirat materiale dhe mjedisin.
Termetet lindin si rezultat i çlirimit të papritur të një sasi të konsiderueshme energjie, t ë grombulluar mrenda një volumi të caktuar në mbrendësi të tokës, të cquajtur vatër. Si rezultat i çlirimit të kësaj energjie brenda vatrës, në të krijohen deformime mbetëse të pakthyeshme, të cilat në raste të veçanta mund të dalin në sipërfaqe të tokës në formë shkallësh në reliev ose spostimesh horizontale në të dy anët e një thyerje tektonike.






Sipas shkaktareve tërmetet i ndajmë:

 Tërmete tektonike

 Tërmete vullkanike.-këto tërmete janë të lidhura kryesisht me lëvizjen e magmës nga brendësia   e tokës dhe shkarkimi i saj në sipërfaqe e cila bënë shtypje në muret e kanalit ku mund të shkaktojë dridhje të tokës e cila cilësohet me radius dhe forcë të veprimit më të vogël.
 Tërmete të shembjeve.-janë dukuri shumë më të rralla dhe po ashtu me intensitet dhe lokacion më të vogël. Shkaktohen kryesisht nga shembja e tavaneve të shpellave, zbrazëtirave të ndryshme natyrore nëntokësore.
 Tërmete teknogjene.- apo të shkaktuara na faktori njeri si eksplozionet në sipërfaqe apo nën të   shpërthimet në miniera, rrënime të pjesëve sipërfaqësore, eksplodime të ndryshme bërthamore, akumulacionet e ujit etj.

 Tërmetet tektonike.- meqë shumica e tërmeteve që ndodhin në Tokë dhe që kanë   intensitet shumë të madh kanë të bëjnë me tërmetet tektonike, është më rëndësi që ti epet një shtjellim më i mirë dukurisë së tërmeteve të shkaktuara nga lëvizjet tektonike.
-Për të njohur më mirë paraqitjen e tërmeteve tektonike duhet të kemi ca njohuri rreth teorisë së tektonikës së pllakave.


 Tektonika e pllakave
paraqet një model ku sipërfaqja e Tokës është e ndërtuar nga një numër i caktuar pllakash të holla të cilat lëvizin kundrejt njëra tjetrës me një shpejtësi të vogël të lëvizjes disa centimetra në vit.   Dhe është konstatuar se paraqitja më e madhe e tërmeteve, vullkaneve dhe vargmaleve të larta janë kryesisht në zonën e kontaktit të këtyre pllakave.
Pllaka përbëhet prej shkëmbinjve të magmës së ftohur me një trashësi deri 100km. Në kufirin i cili ndan pllakat tektonike paraqitet një zbrazëtirë apo boshllëk për shkake të lëvizjes së pllakave kundrejt njëra tjetrës, boshllëku mbushet pastaj me materialin e ngrohtë të magmës që vije nga brendësia e riftit. Pllaka duke lëvizur drejt kontinentit ajo zhytet nën shkëmbinjtë e kontinentit e cila përpiqet që ti marr me vete gjatë fërkimit, mirëpo   një moment shkëmbinjtë e humbin rezistencën nga forca tërheqëse e pllakës meqë rast shkëmbinjtë çahen apo shkëputen duke shkaktuar kështu tërmetin.
Çarja apo shkëputja e shkëmbinjve kontinental ndodhë kryesisht në afërsi të kontaktit të pllakës me kontinentin, prandaj edhe tërmetet janë të përqendruara kryesisht në zonën e kontaktit të këtyre pllakave. Mirëpo kur pllaka kontinentale është shumë e fortë mund të ndodh që ajo të çahet jo në afërsi të kontaktit të pllakës me kontinentin por shumë më larg në brendësi të kontinentit, meqë rast shkaktohen tërmete të cilat janë shumë të fuqishme.
Zonat ku zhytet pllaka quhen “zona të zhytjes” ose “zona të subduksionit” dhe nganjëherë “zona të Beniofit”.
Në pllakat tektonike njihen katër lloje të zonave sizmike me forma të ndryshme sizmike.
Zona e hapur (me plakë të kufijve divergjentë) e cila shkon përgjatë vijave të kreshtave të mesme oqeanike. Seizmiciteti paraqitet në thellësi më të vogël. Litosfera në këto zona është më e hollë dhe e dobët prandaj tërmetet paraqiten shumë më të dobët për nga forca dhe intensiteti. Ky lloj seizmiciteti shtrihet përgjatë boshtit të kreshtave si p.sh Islanda, Azora, Tristan da Cunha etj. E cila shoqërohet po ashtu edhe me radioaktivitet vullkanik.
Zona   e ulët (me pllakë të   kufij konvergjentë ose zhbërës), e cila është e lidhur me ndeshjen e pllakave kontinentale dhe të atyre oqeanike. Njëra pllakë është   e ngulur ose e ulur nën pllakën tjetër, ashtu që krijohet hendeku i thellësisë së oqeanit. Ky lloj tërmeti mund të jetë i cekët, i mesëm ose i thellë, varësisht nga lokacioni i tij në shtresën e poshtme të litosferës.
Zona me përqendrim të lehtë të tërmetit, e cila nuk shoqërohet me radioaktivitet vullkanik, dhe paraqitet në zonat sizmike ku bashkohen pllakat tektonike. Fërkimi midis pllakave mund të jetë shumë i madh, ashtu që mund të krijohen fuqi të mëdha para se ato të lirohen nga tërmetet e fuqishme. Si shembull i mirë për këto raste është thyerja tektonike e San Andreasit dhe thyerja tjetër tektonike në Turqinë veriore në Anadoll. Në këto dy thyerje, dy pllaka të vjetra tektonike janë gërryer njëra me tjetrën.
Zona e katërt sizmike shfaqet përgjatë kufijve të pllakës kontinentale. Si shembull tipik është zona e gjerë e sizmicitetit nga Burma deri në mediteran, që kalon nëpër Himalaje, Iran, Turqi e deri në Gjibraltar. Gjatë kësaj zone shtrihen tërmete të lehta të cilat përqendrohen kryesisht në male të larta ku edhe ndodhin ngjeshjet intensive.
-Tërmetet e fuqishme zakonisht nuk përfundojnë me një dridhje, fuqia në mënyrë graduale zvogëlohet por dridhjet edhe më tutje paraqiten. Tërmeti i parë dhe më i fuqishmi nga tërmetet tjera përcjellëse quhet dridhje kryesore. Ndërsa tërmete tjera të mëvonshme quhen tërmete pas dridhjes. Veprimi i pas dridhjeve mund të zgjasë disa muaj madje edhe disa vite. Porse   edhe para dridhjes kryesore mund të kemi tërmete të lehta të cilat paralajmërojnë apo janë si paraardhëse të dridhjes kryesore. Këto tërmete quhen dridhje fillestare. Hipoqendra e tërmeteve pas dridhjes kryesore në përgjithësi nuk përputhet me atë të dridhjeve kryesore.
Energjia e dridhjeve kryesore është shumë më e madhe se sa të atyre të dridhjeve fillestare dhe atyre pas dridhjeve kryesore.
Dridhjet fillestare, dridhjet kryesore dhe dridhjet pas tërmetit kryesor janë dukuri që shoqërohen me seri thyerjesh në koren e tokës dhe me ndryshime karakteristike të dridhjeve të tërmetit së bashku me zhvillimin e thyerjeve. Megjithatë shumë tërmeteve të fuqishme nuk u kanë paraprirë dridhjet fillestare.

-Thyerjet tektonike në aspektin gjeometrik karakterizohen nga disa elemente
 Krahu i shtrirë;
 Krahu i sipërm;
 Kufiri i thyerjes, dhe
 Këndi i zhytjes.

Lëvizja e krahëve të thyerjes përgjatë thyerjes së rrafshit përcakton krahun e thyerjes.
-Thyerje e zakonshme është një nga llojet e thyerjes, ku krahu i sipërm zhvendoset teposhtë, duke e përfillur krahun e shtrirë.
-Thyerja   kundërt është ajo thyerje ku krahu sipërm lëvizë lartë, duke e përfillë krahun e shtrirë. Kjo ndryshe quhet thyerje shtytëse.
- përfillur krahët   e tjerë.



3.1-VALËT   SIZMIKE-

Thyerjet e papritura lirojnë forcë të ruajtur energjetike që shkaktojnë valë sizmike , që rrezatojnë nga jashtë në sferat që gjithnjë zgjerohen përreth thyerjes tektonike.
Vendi ose zona ku ndodhë akumulimi dhe çlirimi i energjisë quhet vatër e tërmetit, ndërsa qendra e saj quhet hipoqendër. Kurse vendi mbi hipoqendër në sipërfaqen e tokës apo projeksioni i saj në sipërfaqe të tokës quhet epiqendër. Nga hipoqendra e tërmetit përhapen valë sizmike të cilat për nga natyra e tyre janë lëkundje elastike. Distanca hipoqendër-epiqendër quhet thellësi e vatrës së tërmetit. Sipas thellësisë së vatrës, tërmetet ndahen në:
1. tërmete të cekëta (0-70 km)
2. tërmete normale (70-120 km)
3. tërmete mesatarisht të thella (120-300km)
4. tërmete të thella me vatër deri në thellësinë prej 700km.


Shumica e tërmeteve të cilat shfaqen kanë vatër të cekët, kurse tërmetet me vatër të thellë janë dukuri të rralla.
Valët sizmike përhapen në mënyrë rrethore nga hipoqendra në të gjitha anët por jo me shpejtësi të njëjtë, përhapja e tyre varet nga përbërja gjeologjike e zonës në të cilën paraqitet tërmeti, ato më së shpejti arrijnë në pjesën e sipërfaqes tokësore-epiqendër. Lëkundja e valëve në epiqendër ndihet si lëkundje vertikale,ngritje-ulje.




Dallohen tri tipash valësh kryesore.


Valët gjatësore { P}  
Valët gjatësore apo quhen edhe ndryshe valët kompresave janë valët e para dhe   më të shpejta. Janë valë me kompresion të zgjeruar dhe qarkullojnë përgjatë sipërfaqes së gurëve kristalorë me një shpejtësi afër 5-8 km/s. Valët gjatësore nga ana cilësore, paraqiten si valë të zërit, të cilat bëjnë zgjerimin dhe ngjeshjen e shkëmbit në drejtim të lëvizjes së tyre. Këto valë përhapën në të gjitha mjediset ( e ngurta, të lëngëta, dhe të gazta).
Valët tërthore {S}  
Valët e dyta të ashtuquajtura valët prerëse ose të tërthorta, janë më të ngadalshme dhe qarkullojnë përgjatë korës së tokës, përafërsisht me shpejtësi sa gjysma e shpejtësisë së valëve të para dhe shkaktojnë dridhje në këndet pingule të drejtimit, në të cilin qarkullojnë valët.
Valët sipërfaqësore {L}
Valët sipërfaqësore janë valët më të ngadalshme, të quajtura valët e Raleighit apo “valët e dashurisë”. Këto valë nuk lëvizin vertikalisht, por e drudhin tokën horizontalisht në kënde pingule të drejtime të përhapjes. “Valët e dashurisë” zakonisht qarkullojnë më shpejt se valët e Raleighit. Ato qarkullojnë në afërsi të sipërfaqes së tokës, me shpejtësi më të vogël se 3km/s.
Valët “P” dhe “S” treten më shpejt. Pra në largësi të caktuar nga epiqendra njerëzit nuk mund ta vërejnë arritjen e këtyre valëve. Ndërsa valët sipërfaqësore në largësi treten shumë më ngadalë. Arritja e tyre karakterizohet me dridhje horizontale të ndërtesave të larta, që varësisht nga shkalla e tërmetit mund të jenë shqetësuese, të fuqishme dhe dëmtuese. Mungesa e dridhjeve vertikale, por vetëm dridhje horizontale të ndërtesave të ulëta, është karakteristik tipike e tërmeteve të largëta. Ndërtesat e ulëta zakonisht nuk reagojnë aq shumë ndaj valëve sipërfaqësore. Prandaj këto tërmete mund të ndihen vetëm te ajo pjesë e popullatës që banon në katet e epërme të ndërtesave, kurse popullata në katet e ulëta nuk mund të jetë në dijeni se ka ndodhur tërmeti.









3.2-Matja e tërmeteve-

Dridhjet e shkaktuara nga tërmetet zbulohen, shënohen dhe maten me instrumente që quhen sizmografë. Letra në të cilën gjurmët zigzage regjistrohen nga gjilpëra speciale, gjatë lëkundjeve të korës tokësore quhet sizmogram.
Nga shënimet e paraqitura në sizmogram, mundë ët përcaktohet koha, epiqendra dhe thellësia vatorë e një tërmeti dhe po ashtu mund të bëhet vlerësimi i sasisë së fuqisë së liruar.
Ashpërsia e një tërmeti mund të paraqitet në disa mënyra. Sizmologjia kryesisht i njeh këta dy parametra:
• Magnituda e tërmetit
• Fuqia e tërmetit
Magnituda e tërmetit është njësi matjeje e fuqisë së tërmetit, ose e llojit të fuqisë së liruar nga tërmeti. Magnituda e tërmetit është parametër i lidhur ngushtë me madhësinë e një tërmeti dhe është përcaktuar duke u mbështetur në matjet reale të amplitudave të dalë ngë lëvizja e tokës. Pra, parametri është përcaktuar dhe determinuar ashtu që është mjet matjeje i fuqisë së liruar në hipoqendrën e tërmetit dhe se nuk varet nga largësia prej epiqendrës. Magnituda lejon krahasimin e madhësisë së tërmeteve ndryshme.
Ideja fillestare për shkallën e magnitudës u dha nga sizmologu japonez Vadat, por ajo u propozua   përherë të parë në vitin 1935 nga Charles Richter sizmolog amerikan. Ai për qëllime krahasimi pranoi si tërmet me M=0, tërmetin që ndodhej në një largësi 100 km dhe që sizmografin Wood Anderson regjistrohej me një amplitudë Ao=1mm. Pra ky ishte një lloj etaloni, me të cilin krahasoheshin tërmetet e tjerë.
Shkalla e magnitudës nuk ka kufi as të poshtëm ( ka tërmete me magnitudë negative) dhe as kufi mësipërm. Nga regjistrimet e deritanishme tërmetet më ët fortë të botës nuk e kanë kaluar vlerën M=8.7-8.9. Prandaj për momentin pranohet njëfarë vlere maksimale M=9.0 për të gjithë botën. Pra magnituda është njësi matjeje e energjisë së liruar në vatrën e tërmetit dhe shprehet ne shkallën Rihter.



3.3- Intenziteti i tërmetit –shkalla e ballëve

Balli përcaktohet nga shkalla Merkali ose shkalla evropiane MSK-64 ose EMS-98 (shkalla e sotme), dhe përcakton efektin sipërfaqësor që shkakton energjia e çliruar në vatër e matur me shkallën Rihter.
Meqenëse vatra ndodhet në një farë thellësie nga sipërfaqja e tokës, për të njëjtën energji të çliruar në vatër, efekti sipërfaqësor i saj do të jetë i ndryshëm, për thellësi të ndryshme.
Shkalla e ballëve mat intensitetin sizmik në ballë dhe paraqet një shkallë statistikore që bazohet në vlerësimin e efekteve të tërmeteve mbi tre element kryesor që ndodhen në sipërfaqen e tokës:
1) Njerëzit
2) Objektet që i rrethojnë njerëzit
3) Dukurit mbetëse në natyrë ( truall, ujëra etj.).
Pra, intensiteti i tërmetit është i përcaktuar nga vëzhgimet e njerëzve lidhur me pasojat e një tërmeti në popullatë, në objektet e ndërtimit, dhe në dëmtimin e strukturave të sipërfaqes së tokës apo truallit.  
Me fjalë të tjera, intensiteti është parametër që paraqitet si njësi matëse e shkatërrimeve të tërmetit.

Intensiteti sizmik për ballët ( II-VI ) vërehet kryesisht në katet e epërme të godinave, në lëvizjen e gjësendeve të varura, si dhe mund të ketë dëmtime të lehta.
Duke filluar nga ( VII-IX ) ballë, përcaktimi i intensitetit sizmik kryesisht vërehet në efektet e objekteve ndërtimore( dëmtimi i ndërtesave të dobëta, rrëshqitje e tokës rrënim i mureve, tymtarëve, kështu që duke arritur shkallën e IX vije deri te shkatërrimi i urave, rrugëve si dhe ndërtesave të mëdha asizmike).
Kurse për tërmetet mbi X ballë si përcaktues të intensitetit janë rrënimi i pandave, shkatërrime të gjitha objekteve ,çarje të tokës, ndërrimi i shtratit të lumenjve, humbje e vendburimeve dhe paraqitje në vende të tjera etj.).

Zakonisht për tërmete të tilla përcaktimi i intensitetit bëhet nga komisione të posaçme ndërkombëtare, pasi tërmetet e tilla janë të rralla dhe paraqesin interes të veçantë për komunitetin ndërkombëtar.
Krahasimi mes magnitudes dhe intensitetit është vështirë të bëhet, sepse intensiteti është i lidhur me pjesë të veçanta të Tokës dhe me kushte strukturale të zonës së caktuar, si dhe me largësinë nga epiqendra e tërmetit, deri sa magnituda është njësi matëse e energjisë së liruar në vatrën e tërmetit.





3.4-Rreziqet parësore dhe dytësore të tërmetit-

Gjatë shfaqjes së një tërmeti përveç dridhjeve të tokës, ai shoqërohet edhe me dukuri tjera të rreziqeve të cilat janë të lidhura njëra me tjetrën, dhe në këtë mënyrë e bëjnë edhe më të rrezikuar vendin në të cilën paraqitet tërmeti. Janë të njohura dy grupe kryesore të rreziqeve të rreziqeve të tërmetit.



• rreziqet parësore
• rreziqet dytësore

Rreziqet parësore janë :
-lëkundja ose dridhja e tokës
-thyerjet tektonike të sipërfaqes dhe deformimet tokësore ( ngritjet tektonike ose fundosjet)

Rreziqet dytësore kryesisht përfshijnë:
-rrëzimet shkëmbore
-rrëshqitjet e tokës dhe aktivizimi i rrëshqitjeve të vjetra
-lëngëzimi i rërave
-rrëzimi i brigjeve bregdetare dhe breglumore
-cunamet
-seishet në liqene
-ortekët e borës dhe akullit
-zjarre
-ndotje e ujërave etj.




4.           VULLKANET



Vullkani




- është fenomen natyrër që lidhet me brendinë e tokës përmes një kanali apo qarje dhe përmes tij masa e zjartë dhe e lëngët magma lëvizë në drejtim të sipërfaqes së tokës përgjatë masave të dobëta ose të çarave në korën e ajrosjes së tokës nga trysnia dhe lirimi i vrullshëm i gazrave të tretura. Vullkanet krijohen nga një
akumulim i produkteve të tyre shpërthimore, siç janë lava, derdhja e hirit, si edhe hiri dhe pluhuri që gjendet në ajër, ky proces quhet erupcion.

Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit e cila gjendet në trysni të madhe nga shkëmbinjtë përreth ku nën ndikimin e nxehtësisë së saj dhe gazeve që përmban ajo është e lëvizshme. Magma e vënë në lëvizje mund të ngurtësohet në brendi të korës së tokës dhe të formojë shkëmbinjtë e brendshëm magmatikë (intruziv ose plutonik) ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe duke formuar shkëmbinjtë e jashtëm (efuziv).
Si produkt i erupcionit vullkanik është lava, me një temperaturë prej1000-1300˚c, dendësinë zakonisht e ka si të magmës dhe varet nga përbërja kimike, e në rend të parë nga përbërja e silicit. Lava ndahet në atë bazike dhe acidike. Kështu, lava bazike ose e bazaltit përmban 40-52 % silic, e cila është më e lëngshme, ka ngjyrë të errët dhe lëvizmë shpejt, deri 30 km/orë. Lava acidike përmban 65-80 % silic, është më e dendur, ka ngjyrë më të çelur dhe lëviz më ngadalë.






4.1-Format e erupcionit vullkanit

Më shumë se 624 vullkane kanë qenë aktivegjatë historisë, po ashtu janë disa qindra të tjerë jo aktivë, që pasqyrojnë evidencë të veprimeve shpërthyese në të kaluarën e afërt parahistorike. Vullkanet mund të jenë edhe në detare që po ashtu kanë edhe aktivitetin e tyre. Përveç kanalit kryesor kanë edhe kanale anësore që ushqehen nga kanali kryesor që quhen kupa parazite.  




4.1.2Vullkane aktive dhe pasive

Disa prej vullkaneve që janë pasivë mund të shpërthejnë përsëri, e po ashtu kanë shpërthyer vullkanet që më parë është menduar se janë të shuar. Shpërthimet vullkanike janë ndër shfaqjet më të tmerrshme dhe më madhështore në natyrë nga të gjitha dukuritë tjera. Këto veprimtari shpeshë herë vazhdojnë edhe sot duke lnë gjurmë dhe pasoja në njerëz dhe veprimtarin e tyre.




4.2.-Klasifikimi i vullkaneve- Gjeologët në përgjithësi, vullkanet i ndajnë në katër lloje kryesore:
1. Vullkanet konike
2. Vullkanet e ndërlikuara
3. Vullkanet në formë mburoje
4. Kupolat e vullkanit ose lavës

1. Vullkanet konike – janë llojet më të thjeshta të vullkaneve.
Ato shkaktojnë eropsione shpërthyese.
Vullkani konik ka bazë të ngushtë dhe anë të pjerrëta.
Këto janë majë konike e pjesëve vullkanike që akumulohen përreth dhe në drejtim të erës nga gryka e vullkanit dhe krijohen prej grimcave dhe njollave të ngjyrës së lavës së ftohtë që del nga gryka e veçant e vullkanit ndryshe quhen edhe Tipi i Vezufit- që karakterizohet me eropcion të fuqishëm, që derdhet sasi e madhe e lavës acidike dhe me material të thërmuar vullkanik të hirit dhe pluhurit etj., këtij tipi i përkasin edhe vullkani Etna, Fuxhijama, Kluçeskaja Sopka në Kamçatka etj. 2. Vullkanet e ndërlikuara – janë kone tipike simetrike me anë të pjerrëta të mëdha, të krijuara nga shpërthimi i rrjedhës së lavës dhe i rrjedhës së nxehtë të copëzuar.
Shumica e vullkaneve të ndërlikuara e kanë kraterin në majë, që ka grykën qëndrore ose grumbuj të grykave të ndara, ndryshe quhen edhe Tipi Havajan- e sajojnë vullkanet me eropcion mjaft të qetë të lavës më të lëngshme pa praninë e hirit dhe bombave vullkanike. Lava shpërndahet dhe ftohet në formë pllakash, që shtrihen njëra mbi tjetrën dhe formojnë kupa me bazë të shtrirë dhe shumë të gjerë si p.sh vullkani Mauna loa dhe Mauna kea në ujdhesat e Havajeve që lartësohen mbi 4000 m mbi nivelin e detit, kurse diametri i tyre në fundin e oqeanit arrinmë se 400 km dhe shtrihen në thellësi më se 5000m.
3. Vullkanet në formë mburoje – formohen thuajse tërësisht nga rrjedha e lëngshme e lavës. Rrjedhat një nga një derdhen jashtë nga të gjitha drejtimet e grykës qëndrore të majës, ose grupe grykash që krojojnë kone të gjera, me pjerrësi të vogël anash, në formë vendbanimi, me profile të ngjashme si mburojë. Lava zakonisht, shpërthen nga gryka në të çara që zhvillohen në anë të konit.





4.3.-Përhapja gjeografike e vullkaneve-
Regjionet vullakanike janë të lidhura ngusht me zona labile tektonike të korës së tokës. Këto zona kanë ra nën ndikimin e çrregullimeve të mëdha tektonike gjatë periudhave historike. Zona më aktive vullkanike në sipërfaqën e tokës shtrihet gjatë brigjeve të oqeanit Pacifik. Kjo zonë quhet edhe brezi apo unaza e zjarrtë Pacifike. Ka shtrirje unazore gjegjësisht përfshinë brigjet perëndimore të dy Amerikave, dhe brigjet lindore e ishujt në kontinentin e Azisë dhe Oqeanisë. Prej 624 vullkaneve aktive sa janë në tokë, në këtë zonë gjinden 418, d.m.th., 70% të tërë vullkaneve në tokë.
Zona e dytë vullkanike është krahina mesdhetare prej detit Mesdhe gjerë në Arkipelagun e Sundit.
Zona e tretë është ajo atlantike e cila përfshinë zonën qëndrore të oqeanit Atlantik, prej ishullit Jon Majen e gjerë te Atlantiku Jugor.







5.-
RRËSHQITJET

Si rezultat i procesit të vazhdueshëm të denudimit, masive të ndryshme shkëmbore prishin gjendjen e tyre të ekuilibrit.
Kështu, prej tyre shkëputen masa shkëmbi të përmasave të ndryshme në formën e rrëzimeve, shembjeve, rrjedhjeve etj, volumi i të cilave mund të arrijë deri në disa qindra miliona metra kub.
Shkëputjet e masave shkëmbore janë fenomene natyrore fiziko-gjeologjike që ndodhin nën influencën e forcës së gravitetit dhe që lidhen ngushtë me ndryshimin e vetive fiziko-mekanike të shkëmbinjve që ndërtojnë shpatin, ose me ndryshimin e konfiguracionit të tij.
Si rezultat i veprimtarisë ndërtuese së njeriut ndodhin gjithashtu shkëputje të masave shkëmbore, të cilat qojnë në rritjen e kostos dhe mosrealizimit në afat të veprave të ndryshme.
Shkëputje të tilla mund të ndodhin gjatë ndërtimit të rrugëve, hekurudhave, hapjes së kanaleve të ndryshme të vaditjes ose të devijimit të veprave hidroteknike, ngritjes së nivelit të ujit të një rezervuari ose liqeni si rezultat i ndryshimit të kushteve gjeologjike, hapjes së tuneleve, hapjes së gropave të themeleve të objekteve të ndryshme inxhinierike etj.
Studimi i rrëshqitjeve ka rëndësi të madhe ekonomike sepse ato mund të shkatërrojnë                                                                                                                                                                                                                                                                 shtëpi, toka bujqësore, miniera (kur ato shfrytëzohen në qiell të hapur), pyje rrugë, tunele, tubopërcjellsa, linja elektrike dhe telefonike, punimet hidroteknike, rezervuare etj.
Rrëshqitjet e masave të dherave apo shkëputjet e masave shkëmbore ndodhin si rezultat i veprimit të një bashkësi faktorësh që veprojnë për një kohë të gjatë në shpatë. Këta faktorë që i favorizojnë lëvizjen e masave ët tokës quhen faktorë pasivë.
Ndërsa faktorët që ndikojnë drejtpërsëdrejti në lëvizjen e tyre, quhen faktor aktiv.
Në grupin e faktorëve pasivë hyjnë:
• ndërtimi gjeologjik i shpatit,
• tektonika,
• relievi dhe
• tjetërsimi.



5.1.-Ndërtimi gjeologjik i shpatit -

Pozicioni i vendosjes së shtresave në shpat shpesh herë përcakton qëndrueshmërinë e shpateve dhe zhvillimin e proceseve fiziko-gjeologjike. Pra është e rëndësishme se për qëndrueshmërinë e masivit në shpat nuk ka rëndësi vetëm lloji i shkëmbit por edhe mënyra e vendosjes së tyre. Për shembull shtrirja e shtresave të shkëmbinjve me pjerrësi nga shpati   është një parakusht natyror me mundësi të lëvizjes më të lehtë të masës shkëmbore, pastaj dalja në shpate e argjilave krijon gjithmonë mundësi rrëshqitje e sidomos kur ato bien në drejtim të ujëmbledhësit. Argjilat për nga përbërja gjeologjike kanë aftësi të mëdha thithëse të ujit dhe pas ngopjes me ujë masa bëhet shumë fleksibile si dhe për shkak të rritjes së peshës, argjila së bashku me masën e dheut që gjendet mbi të nën ndikimin e gravitetit rrëshqet shpatit poshtë.
Pastaj në qëndrueshmërinë e shpatit luan një rol edhe kontakti midis shtresave të ndryshme që ndërtojnë shpatin. Zonat që lagën nga uji në mënyrë të vazhdueshme ose periodike janë zona të dobëta, uji ndryshon përbërjen e shkëmbit dhe formon një zonë të dobët me veti fiziko-mekanike.

5.2Tektonika -

Si rezultat i lëvizjeve tektonike, shkëmbinjtë kanë vendosje hapësinore të ndryshme. Nga këto lëvizje mund të kenë ndodhur shkëputje masash shkëmbore gravitative, të cilat në kohën e sotme ruajnë gjendjen e ekuilibrit. Ngacmimi i tyre nëpërmjet punimeve të ndryshme shkakton riaktivizimin d.m.th. prishjen e qëndrueshmërisë së shpatit. Prishjet dhe qarjet tektonike ndikojnë gjithashtu negativisht në qëndrueshmërinë e shpatit. Në ngritjen e çfarëdo pjese të territorit, rritet lartësia e shpatit dhe thellësia e prerjes erozionale d.m.th rritet energjia e proceseve të denudimit dhe si rrjedhim ritet aftësia rrëshqitëse e shpateve. Ulja e nivelit të detit rrit aktivitetin abraziv të tij dhe si rrjedhim zhvillohen rrëshqitje.




5.3.-
Relievi -

Lartësia dhe pjerrësia e shpatit përcakton mundësin e shkëputjeve shkëmbore. Këto të fundit në shumicën e rasteve   ndodhin në pjesët e relievit me lartësi dhe pjerrësi të madhe, por nuk përjashtohet rasti që ato të ndodhin edhe në shpate me pjerrësi dhe lartësi të vogël. Forma e relievit kushtëzon shpërndarjen e sforcimeve në shpat. Prej të gjithë shkëmbinjve më të favorshmit për rrëshqitje janë argjilat. Në qofte se në fund të shpatit dalin argjila dhe mbi to vendosen shkëmbinj të tjerë atëherë këta të fundit duhen parë si ngarkesë, ndërsa vetë argjilat si zona deformimi. Përveç pjerrësisë dhe lartësisë së relievit rëndësi të madhe në kuptimin e shkëputjeve janë edhe masat shkëmbore të shkriftë të cilat ndodhen mbi shkëmbinjtë e fortë.
Tjetërsimi
Tjetërsimi intensiv i shkëmbinjve çon deri te ndryshimi i vetive fiziko-mekanike të tyre si dhe në prishjen e gjendjes së forcuar të shkëmbinjve që ndërtojnë shpatin.
Çarjet e perajrimit bëhen burim i depërtimit të ujërave të infiltracionit të cilat përgatitin kushte për prishjen e ekuilibrit të masivit.





Faktorët aktiv-



Në grupin e faktorëve aktiv hyjnë:
1-veprimtaria e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore,
2-veprimtaria e faktorëve hidrometeorologjik ( shiu, dëbora, ngricat era etj. ),
3-sizmiciteti ( sidomos tërmete me intensitet mbi 6 ballë )
4-ndryshimi i gjendjes së sforcuar në shkëmbinjtë argjilor,
5-ndryshimi i mbulesës vegjetale dhe
6- veprimtaria inxhinierike e njeriut


5.5.-
Veprimtaria e ujërave sipërfaqësore e nëntokësore -

Në zonën me lëkundje të nivelit të ujërave nëntokësor shkëmbi laget dhe thahet duke formuar zonën e perajruar nëntokësore me veti fiziko-mekanike të dobëta. Veprimtaria e ujërave nëntokësor shprehet edhe   në tretjen e lëndës çimentuese të shkëmbinjve ose lëvizjen e kokrrizave të ngurta nga rritja e gradientit hidraulik duke formuar procesin e sufuzionit kimik ose mekanik. Ky fenomen gjithmonë shoqërohet me prishjen e shpatit.
Veprimtaria e ujërave sipërfaqësor
Veprimtaria e ujërave sipërfaqësore shprehet në gërryerjen e bazës së shpatit, nga ana e veprimtarisë erozionale e lumenjve apo përrenjve, abrazionit detar ose liqenor.
Kjo veprimtari shoqërohet gjithmonë me prishjen e qëndrueshmërisë së shkëmbinjve që ndërtojnë shpatin.
Faktorët hidrometeorologjik
Në faktorët hidrometeorologjik bëjnë pjesë shiu, dëbora, lëkundjet e temperaturës, kondensimi i avujve të ujit etj.
Ana negative e këtyre reshjeve qëndron në faktin se ato duke lagur pjesë të shkëmbinjve me veti të dobëta fiziko-mekanike, prishin qëndrueshmërinë e tyre duke krijuar rrëzime, shembje ose derdhje në formën e rrymave të baltës gjatë proçkave ose përrenjve.
Rënia e shiut të imët për një kohë të gjatë krijon mundësi që uji të futet në shkëmb dhe ta ngopë atë me ujë deri në një thellësi të caktuar.






























Kjo gjë rritë peshën e shkëmbit, e cila nga ana e saj ndryshon gjendjen e sforcimeve në shpatë dhe për rrjedhojë mund të prishet qëndrueshmëria e shpatit.

Si dhe në anën tjetër këto ujëra mund të futen deri në zonat e dobëta tektonike ose çarje, të cilat duke u tjetërsuar gradualisht u zvogëlohen vetit fiziko-mekanike, dhe për rrjedhojë mund të prishet qëndrueshmëria e shpatit.

Dëbora po ashtu luan një rolë në prishjen e shpatit gjatë shkrirjes së sajë duke e rrit peshën e shpatit kur shpati ngopet me ujë. Si dhe dëbora e cila ka një peshë të madh që peshon në shpatë.







5.6.-
Mbulesa vegjetative-
Bimësia, sidomos ajo me lartësi të vogël, luan një rolë të madh pozitiv në qëndrueshmërinë e shpatit.
Bimësia nga njëra anë ruan shpatin nga depërtimi i reshjeve në brendësi të tokës dhe nga ana tjetër ajo avullon sasira të konsiderueshme uji ( uji bime me lartësi mesatare, sidomos plepi, akaciet, mimozat dhe dushku që avullojnë 10-15 metër kub në vit )
Bimësia e lartë shpesh luan një rol negativ. Nga veprimtaria e erës   lëkundja e këtyre bimëve shkrifëron shpatin, kurse rrënjët e tyre duke u rritur formojnë çarje të reja në shkëmb, duke krijuar kështu rrëzime të ndryshme në shpatë.

5.7.-
Veprimtaria inxhinierike e njeriut

          -Gjatë ndërtimit të objekteve të ndryshme inxhinierieke   ndodhin shpesh herë shkëputje të masave të dheut gjatë hapjes së rrugëve të ndryshme, kanaleve, shpërthimeve me lëndë eksplozive, ndërtimit të rezervuarëve ose liqeneve artificiale, hapjes së minierave etj.
Raste të tilla ku ndihet veprimtaria e njeriut takohen kudo dhe mund të përmenden shumë shembuj.
Klasifikimi i shkëputjeve të masave shkëmbore
Për klasifikimet e shkëputjeve të masave shkëmbore mund të gjejmë mënyra të ndryshme, sot ato janë të shumta. Kështu mund të gjejmë klasifikime që marrin parasysh:
Formën e sipërfaqes së shkëputjes,
Moshën e lindjes së tyre (të reja dhe të vjetra),
Sipas zonës së goditur dhe vëllimit të masës që ka rrëshqitur (shumë e vogël, e vogël, e mesme, e madhe, dhe shumë e madhe)
Sipas këndit të pjerrësisë (rrëshqitje e lehtë, e pjerrët dhe shumë e pjerrët),
Morfologjinë e trupit të shkëputjes,
Marrëdhëniet e trupit me nivelin e ujërave nëntokësore(shkëputje mbi dhe nën nivelin e ujërave nëntokësor),
Marrëdhëniet midis planit të shkëputjes me strukturën gjeologjike të shpatit,
Sipas thellësisë së tyre (sipërfaqësore, e cekët e thellë dhe shumë të thella),
Vetit fiziko-mekanike të shkëmbinjve etj.
Prandaj ne përshtatemi një klasifikimi që merr parasysh natyrën e materialit që shkëputet nga shpati, shpejtësinë dhe natyrën e lëvizjes së tij, tipin e sipërfaqes së shkëputjes dhe shkaqet që qojnë në deformimin e shpatit, shkëputjet e masave shkëmbore ndahen në tri grupe kryesore:

* Rrëzimet
* Shembjet
* Rrëshqitjet


5.8.-
Rrëzimet

janë karakteristik për e fortë dhe relativisht të fortë.
Ato karakterizohen nga rënie copash dhe blloqesh me rrokullisje në rreze të shpatit duke formuar një kones të produkteve. Faktorët kryesor që qojnë në humbjen e lidhjes së brendshme të masivit janë qarjet e tjetërsimit, zhvillimi i rrënjëve të bimëve në qarje, ndryshimet e shpejta të temperaturave që qojnë në ngrirjen dhe shkrirjen e ujit ne qarje të shkëmbinjve etj. Madhësia e copave varet kryesisht nga lloji i shkëmbit dhe koeficienti i qarshmërisë   së tij.
Rrëzimet sipas përmasave të copave mund të jenë:
Rrëzime me copa të mëdha, që janë karakteristike për shkëmbinjtë mesatarisht të fortë dhe rrëzime të vogla që janë karakteristike për shkëmbinjtë argjilor.

5.9.-
        Shembjet- janë shkëputje masash shkëmbore të befasishme. Zhvillohen kryesisht në shkëmbinjtë e fortë ku janë të zhvilluara sidomos qarjet. Shembjet mund të arrijnë volume të mëdha deri në disa qindra milion metër kub. Sipas natyrës së shkëputjes së shpatit, mënyrës së lëvizjes së materialit të shkëputur, shembjet ndahen në dy grupe kryesore:
1)-Shembje masive e shpatit shkëmbor të përbërë nga blloqe të përmasave të mëdha.
2)-Shembje masive e shpatit shkëmbor të përbërë nga copa shkëmbinjsh   të përmasave të ndryshme të lindura kryesisht nga procesi i tjetërsimit.
Si masa mbrojtëse kundër shembjeve mund të shërbejnë: drenazhimi i ujërave sipërfaqësor, mbushja e qarjeve të mëdha të hapura me beton, çimentimi i qarjeve të shpatit, mbushja me beton e shtresave që tjetërsohen më shpejtë në shpatë, ngjitja e blloqeve të mëdha me shkëmbim me anë të ankerave, ndërtimi i mureve mbrojtëse etj.
5.10.-
Lëngëzimi -
Ky fenomen ndodh kryesisht nga ngopja në ujë e shtresës vegjetale dhe e shtresës së sipërme të alternuar të truallit. Thellësia e lëngëzimit nuk i kallon 0.8-1.2 metër.
Rrjedhjet
Rrjedhjet zhvillohen kryesisht në produktet e tjetërsuara. Ato kanë forma të ndryshme në plan. Këto rrëshqitje mund të zënë dhjeta metra deri n disa kilometra gjatësi dhe gjëri.



5.11.-
Rrjedhje rrëshqitjet -
Këto lloj rrëshqitjesh ndodhin në materialin e shkrifët kryesisht eluvialo-deluvial ose gjatë kontaktit të materialit të shkrifët me shkëmbinjtë rrënjësor. Zakonisht depozitimet e shkrifëta vendosën në “olluqe fosil” d.m.th mikrorelief negativë formuar në shpate. Ngopja me ujë e këtyre bënë që këto depozitime n momentet fillestare të rrëshqasin sipas një sipërfaqe cilindrike ose sipas kontaktit me shkëmbinjtë rrënjësor, pastaj ky material i shkëputur sidomos pjesa e poshtme e tij nga ngopja e mëtejshme me ujë kalon në rrjedhje. Rrjedhje rrëshqitjet karakterizohen me shpejtësi të lëvizjes të vogël. Ato kapin trashësi të madhe të depozitimeve të shkrifja që mund të kalojnë 15m.
5.12.-
Masat mbrojtëse-
Masat mbrojtëse profilaktike kundër rrëshqitjeve sipërfaqësore janë:
Drenazhimet e ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësore, muret mbajtëse, pyllëzimi i shpatit me bimësi me lartësi të vogël.
Në shpate që kanë mundësi të formohen rrëshqitje sipërfaqësore ndalohet shpyllëzimi i tyre. Pyllëzimi e ruan shpatin jo vetëm nga depërtimi i lagështisë, por ai me rrënjët e bimëve arnon shpatin Si bimë më të përshtatshme për pyllëzimin e shpatit janë shkurret, mimozat për shkëmbinjtë ranori-argjilor, akaciet për ato argjilor-gëlqeror, dushku,plepi etj.
Trupi rrëshqitës në varësi   të ndërtimit gjeologjik, mund të ngjitet me shkëmbinjtë   rrënjësor me anë të ankrave ose shtyllave prej betoni.
Një rëndësi të madhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e shpatit ka largimi i ujërave nëntokësor dhe atyre sipërfaqësor. Për largimin e ujërave nëntokësor ndërtohen drenazhe horizontale dhe vertikale (galeri, shpime vertikale ose të kombinuar). Ndërsa për largimin e ujërave sipërfaqësor bëhet rregullimi i rrjedhjeve sipërfaqësore me anë të kanaleve të ndryshme. Kurse për të ruajtur trupin rrëshqitës nga shpëlarja e ujërave sipërfaqësore bëhet pyllëzimi ose mbulohet shpati me bitum, shllak etj.
Për të përmirësuar vetit-fiziko mekanike të shkëmbinjve që ndërtojnë shpatin, bëhet çimentimi, bitumizimi i qarjeve dhe i shkëmbinjve poroz, silikatizimi për rërat me përshkueshmëri të mirë, përforcohen argjilat me metoda elektrokimive etj.
Masat mbrojtëse kundër rrëshqitjeve janë të shumta. Ato kanë për qëllim rritjen e koeficientit të qëndrueshmërisë së shpatit dhe drejtohen kundër faktorit kryesor që shkakton rrëshqitjen.
Kështu kundër abrazionit detar apo erozionit lumor ndërtohen mure mbrojtëse, valethyesa, mbulohet shpati me pllaka betoni etj. Për të penguar lëvizjen e trupit rrëshqitës, shpesh herë lehtësohet pjesa e sipërme e trupit me anë të teracimit duke krijuar në pjesën e poshtme kundrabankina, ndërtohen mure mbajtëse me gabione ose të vazhduar, themeli i të cilave duhet të kaloj planin e rrëshqitjes.















6.
ORTEKËT E BORËS

Orteku është grumbull bore i cili nën ndikimin e gravitetit të tokës dhe pjerrësisë së shpatit rrëshqet shpatit te poshtë. Orteku ka vendin e nisjes, rrugën e ecjes dhe vendin e ndaljes. Ortekët lirohen zakonisht pjerrësinë në kufirin e zonës malore që rri matanë erës ekzistuese ( në pjerrësinë ku nuk fryn era grumbullohet bora që vjen prej drejtimit nga fryn era ose nga vargmalet). Ata mund të rrëshqasin edhe në pjerrësi të vogla nën kufirin e zonës malore, siç janë kanalet,çarjet e rrugëve etj. Drurët e shpeshtë mund të ndalin borën në shpatë të pjerrët në atë shkallë pjerrësie dhe kështu i pengojnë ortekët të fillojnë. Pra ortekët mund të fillojnë të lëvizin vetëm në ndonjë pyll mesatarisht të dendur. Shumë ortekë paraqiten në zonat   e thella jashtë zonave të skimit. Të gjithë ortekët e ndjekin një shteg të ortekëve, që përmban tri elemente: zonën e startit, ku fillimisht bora qahet, shtegun aktual që e ndjekë dhe zonën e rrugëtimit, ku bora ngadalësohet dhe ndalet.
Ortekët tentojnë të paraqiten përsëri në të njëjtin vend, prandaj rreziku për rastet   e ardhshme mund të vërehen sipas njohjes së shtigjeve të më hershme të ortekëve në reliev.
Të dhënat në terren përfshijnë çarjen e pjerrësisë dhe kanalet e gërryera në kodër dhe të dhënat për bimësinë e dëmtuar. Shtigjet e mëdha të ortekëve në male mund të identifikohen sipas vjetërsisë dhe sipas specieve të drurëve, por edhe sipas rregullimit të dukshëm të vijave që i ndajnë maturën dhe drurët e patrazuar nga pjerrësia e pastër.
Pra siç u pa edhe më lartë orteku i ka tri pjesë kryesore:
• zona e nisjes,
• shtegu i ortekut ( rruga gjatë së cilës lëvizë orteku ),
• zona e zbrazjes apo( vendi ku ndalet orteku).

Zona e nisjes   është zona në një pjerrësi malore ku shpërthen orteku, më që rast bora e paqëndrueshme çahet prej mbështjellësit të borës që e rrethon dhe fillon të rrëshqasë.
Shtegu i ortekut është rruga ose kanali që një ortek e ndjek gjatë kohës derisa rrokulliset teposhtë. Varreshta të mëdha vertikale të drurëve, që humbin nga këndi i pjerrësisë ose nga larja e shpatit, shpeshherë janë shenja se atje herë pas here “ kalojnë apo rrëshqasin” ortekë të mëdhenj, duke krijuar shtigjet e tyre dhe duke lënë gjurmë të mjaftueshme për të identifikuar zonat e krijimit të ortekëve. Po ashtu në vendin e zbrazjes krijohen grumbuj të mëdha bore, që tregon se orteku ka kaluar aty pari.
Zona e zbrazjes është vendi ku bora dhe gërmadhat më në fund ndalen. Ky është po ashtu lokacioni i zonës së depozituar, ku bora dhe gërmadhat grumbullohen në lartësi. Ndonëse terreni i poshtëm pëson ndryshime, siç janë përroskat ose poplat e vogla, mund të krijojnë kushte që do të varrosin njerëz.
Janë disa faktorë dominues që nxisin krijimin e një orteku:
• shkalla e pjerrësisë
• shtresa e borës
Përveç këtyre dy faktorëve kryesor që ndikojnë në krijimin e ortekëve ekzistojnë edhe shumë shkaqe të tjera të cilat e nxisin ose i plotësojnë kushtet për krijimin e një orteku si:

• lartësia e borës së vjetër,
• sipërfaqja e ngrirë e borës së vjetër,
• lartësia e borës së re,
• tipi i kristaleve të borës,
• dendësia e borës së re,
• intensiteti i reshjeve,
• ngjeshja e borës,
• era,
• diferencat në temperaturat e ajrit dhe të borës etj.
Mirëpo përveç këtyre kushteve natyrore që u cekën më lartë ndonjëherë mund të ekzistojnë edhe disa rrethana tjera për vënien e borës në lëvizje, qofshin ato natyrore apo artificiale si p.sh. krisma e një pushke, zhurma e trenit, lëvizja e shtazëve të egra, skiatoret ose edhe boça e pishës kur bie nga trungu në tokë mbi borë.
Në kombinime të ndryshme të këtyre faktorëve mund të krijohen rrethana të lehta, mesatare ose shumë të favorshme për krijimin e ortekut. Disa prej këtyre rrethanave, siç janë temperatura dhe grumbulli i borës, mund të ndryshojnë për një orë ose gjatë ditës. Këta faktorë shpeshherë dalin të kombinuar për ta krijuar një ortekë, porse nëse pjerrësia është jostabile në ndonjërën anë, mund të marrë vetëm peshën e një skiatori, për të zëvendësuar një ortekë.


6.1.-Moti .-

Ortekët zakonisht aktivizohen derisa të ketë stuhi, ose menjëherë pas saj, por që pastaj lëshohet një reshje e mjaftueshme bore.
Me kritikët janë 24 orët e pra të stuhisë së fuqishme të borës. Sipas kësaj, është më rëndësi të jemi të kujdesshëm për kushtet vijuese atmosferike, si edhe për kushtet e disa ditëve më parë. Temperatura, era dhe sasia e borës së rënë gjatë stuhisë mund të krijojnë rrethana fatale për ortekë. Roli i temperaturës është më i madh sidomos në ditët e fundit të stinës së dimrit apo në pranverë kur ajo mund ti dobësoj shtresat e borës dhe ato bëhen të paqëndrueshme.
Era në drejtimin kah fryn, në shpatet e maleve ajo fërkon borën, merr me vete dhe e depoziton në anën e kundërt të shpatit në të cilën nuk fryn era dhe bënë depozitimin e saj duke rritur grumbullin e borës. Me grumbullimin e çrregullt të   borës dhe rritjen e peshës mund të provokohet shumë lehtë orteku.
Reshjet e borës.- varësisht nga sasia e reshjeve intensiteti, trashësia e borës së vjetër dhe asaj të re mund të vije deri te krijimi i ortekut. Në rastet kur bora e vjetër gjatë ngritjes së temperaturave   ajo ngjeshët, bëhet më kokërrzore dhe me zbritjen e temperaturave sipërfaqja e saj bëhet shumë e rrëshqitshme, me këtë rast nëse kemi reshje të mëdha të borës së re mund të vijë shumë lehtë deri te krijimi i ortekut   nga bora   e re e cila rrëshqet mbi sipërfaqen e borës së vjetër. Sasia e borës 30-40 centimetra, ose edhe më shumë krijon situatat shumë të rrezikshme, duke nisur rrokullisjen e ortekëve shpeshherë janë shumë të mëdhenj që mund të bllokojnë edhe rrugët. Trashësi 15-30 centimetra paraqet rrezik më të vogël, veçanërisht për skitarët që dalin në rekreacion . Kurse trashësia më e vogël se 15 centimetra rrallëherë shkakton ortekun.

6.2.-Këndi i pjerrësisë
-Shumica e ortekëve paraqiten në pjerrësinë midis 30 dhe 45 shkallë, por edhe mund të shfaqen në çdo këndë të pjerrësisë në rrethana të caktuara. Bora e cila është shumë e lagësht do të lubrifikohet mirë me ujin dhe mund të provokojë ortekun në pjerrësi vetëm 10-25 shkallë. Bora shumë e terur ose e granuluar mund ta provokoj ortekun në këndin 22 shkallë.
Terreni.-Ujëmbledhësit dhe kupat janë vende në të cilat mund të fillojë orteku në çdo kohë, pa u përfillur kushtet tjera. Në këto zona bora mund të akumulohet trash dhe shpejt, duke e rritur mundësin për ortek. Depresionet më të vogla ose ujëmbledhësit e cekët po ashtu mund të jenë të rrezikshëm. Gjatë një orteku këto “ kurthe terreni “ shërbejnë si pika akumulimi për borë dhe gërmadha, ku mund të vendoset edhe viktima.


6.3.-Bimësia.

- Zonat me pjerrësi të cilat janë të dendura me pyje janë shumë më të sigurta në parandalimin e ortekëve se sa zonat e hapura pa pyje. Drurët e vetmuar, kaçuba ose gurët e mëdhenj në vijën malore, nganjëherë mund ta dobësojnë qëndrueshmërinë e grumbullit të borës. Vija e drurëve, përmbi të cilën kushtet bëhen shumë të vrazhda për rritjen e drurëve, po ashtu luan rol të rëndësishëm në zonat e ortekëve. Shumica e ortekëve fillojnë përmbi vijën e drurëve, duke e bërë pjesën e epërme të malit shumë të rrezikshme. Nëse një ortekë fillon përmbi vijën e drurëve mbi të cilën pra nuk zhvillohet vegjetacioni, mund ta pres shtegun e tij nëpër drurët e poshtëm duke lënë gjurmë të dukshme në shtegun e kalimit në zonën e pyjeve. Nëse bimësia është shumë e ulët, siç janë trungjet e drurëve ose shkurret ato mund të mbulohen me borë dhe roli i tyre në pengimin e ortekëve është i parëndësishëm.

6.4.-
-Masat mbrojtëse kundër rrezikut të ortekëve  

Lufta kryesore kundër ortekëve është   njohja e tyre me mënyrën e krijimit, zonat e formimit dhe shtegun e ortekut. Pothuajse shumica e ortekëve për mos të thënë të gjithë krijohen në zonat e njëjtë dhe përfshijnë shtegun e njëjtë gjatë lëvizjes, prandaj duke pasur parasysh atë që është thënë më lartë se ortekët gjatë lëvizjes nëpër shtegun e tyre lënë gjurmë të mjaftueshme për të identifikuar, gjëja më e rëndësishme është të evidentohen dhe të regjistrohen në harta dhe në terrene me shenja të caktuara për zonat e formimit dhe rrugët e lëvizjes së ortekëve.
Të gjitha masat mbrojtëse ndaj ortekëve ndahen në dy grupe:
• Masa profilaterike,
• Masa inxhinierie.
Masat profilaterike kanë të bëjnë me aspektin e njohjes dhe evitimit të pasojave të ndryshme nga orteku.
Masat inxhinierike janë të gjitha ato masa që ndërmerren për të penguar ortekun. Këto mund të jenë masa praktike dhe biologjike.
Masat praktike janë ato masa që kanë të bëjnë me ndërtimin e pengesave të ndryshme për të ndalur ortekun, për ta coptuar apo edhe për ti ja ndryshuar drejtimin.
Sot viset e larta malore janë të frekuentuara mjaft shumë nga vizitor apo dashamirës të sportit dimëror, po ashtu ndërtimi i objekteve hoteliere apo edhe shtëpive private është mjaft i madh. Andaj është shumë më rëndësi që të zgjedhën me kujdes vendet e ndërtimit të cilat duhet të jenë jashtë zonave të dëmtuara siç janë korridoret e lëvizjes së ortekëve e duke preferuar kryesisht hapësira që kanë mbrojtje natyrore të shkëmbinjve, ose veçori tjera të favorshme natyrore. Disa nga masat mbrojtëse ndaj ortekut janë si : aplikimi i tuneleve apo galerive për mbrojtjen e shumë rrugëve, hekurudhave, përdorimi i digave për shmangien e ortekëve, ndërtimi i mureve, gardheve, urave të borës me shufra hekuri horizontale ose krehra bore me shtiza vertikale.
6.5.--Ripyllëzimet
luajnë një rol të madh në mbrojtjen nga orteku, sidomos pyjet e dendura e të zhvilluar mirë, tërheqin masa të mëdha bore. Gjatë korridoreve të ortekëve mbillen breza pyjor, veçanërisht në zonat më kritike është e nevojshme të ngrihen struktura vertikale për të thyer masën e borës së ortekut. Megjithatë bimësia nuk mund të ofroj mbrojtjen e plotë gjatë shpatit nëse orteku vije nga një lartësi mbi zonën e pyjeve.



Foto. Ripyllezimi I vendeve pas zjarreve ( Greqi)

Sot në kohën bashkëkohore është shumë e rëndësishme vrojtimi dhe hartografimi i ortekëve, fotografit ajrore dhe imazhet e remote / sensing mund të japin rezultate të mira për qëllimin e vrojtimeve të ortekëve. Gjatë hartografimit të terreneve që përfshihen nga ortekët, është mirë punohet me shkallë të mëdha për përdorim praktik më të aplikueshëm në të cilën shtrirja e ortekëve mund të analizohet më mirë në lidhje me shtëpitë, fshatrat, rrugët etj. Duhet të tregohet pozicioni gjurmëve të ortekut, pjerrësia e shpetit, forma e shpatit, profili, konfiguracioni, mbulesa bimore etj. Tek gjurmët e ortekut duhet të hartografohen me përpikëri kufijtë që tregojnë për zonën e formimit, rrugën e ecjes dhe zonën e depozitimit. Të jepen të dhëna për shpeshtësinë dhe moshën e ortekëve, tipin dhe shpejtësinë, volumin etj.

7.-

Rreziqet Atmosferike- dhe rastet e përziera



7.1.-Reshjet atmosferike ( shiu, breshëri, bora )

Sa i përket reshjeve atmosferike, në bazë të formimit ato ndahen në reshje që formohen në re (reshje të larta), dhe ato që formohen në sipërfaqen e tokës (reshte të ulëta). Në reshjet atmosferike të larta bëjnë pjesë:
Shiu – reshje që formohet nga kthimi i avujve të atmosferës në ujë gjatë ftohjes dhe që bie pika-pika nga retë në drejtim të tokës.
Breshëri – formohet me lëvizjet e shpejta vertikale të ajrit dhe ftohjen e tij në retë kumullunibuese .
Bora – formohet me proceset e sublimimit të avullit të ujit në atmosferë.
Skllota - bora përveq në formë të fluskave bie edhe ne kombinim me shi – skllot.






    -shiu     -bora

reshjet atmosferike

Sa i përket reshjeve që formohen pranë sipërfaqes së tokës kemi:
Vesa - formohet në objektet e sipërfaqes tokësore. Me ftohjen e sipërfaqes tokësore, gjatë netëve të kthjellëta avulli i ujit në kontakt me bimët kondensohet dhe formon vesën.
Krahneza- formohet në netët e ftohta dhe të kthjellta të stinëve të ftohta të vitit.               -bresheri

Bryma- formohet në netët e kthjellta ku përshkak të nxemjes së tokës gjatë ditës natën avulli i ujit shëndrrohet në formë të kokrizave të imëta duke formuar brymën, është e rrezikshme sidomos kur formohet në pranverën e vonshme dhe vjeshtën e hershme.


Këto janë reshjet normale që paraqiten gjatë vitit në hapsira të ndryshme, mirpo kur këto kalojnë në rreziqe ambientale, janë rastet kur e kalojnë efektin e normales gjatë paraqitjes së tyre apo rënjes. Shirat e rrëmbyshëm paraqiten si rrezik përmanent ambiental meqë për shkak të intensitetit të madh të tyre vërshojnë çdo gjë para veti dhe njëkohësisht shkaktojnë edhe dëma të mëdhaja në ambient, kurse reshjet e borës nuk paraqiten si rrezik i drejtpërdret, mirpo rreziku vjenë atëherë kur kemi ndryshime të menjëhershme të temperaturave që qon deri te shkrirja e saj, atëherë vjenë deri te dëmet eventuale.

7.2.- Era (uragani, harrikenet etj)-
quajmë lëvizjet horizentale (advektive) të ajrit, e cila shkaktohet si pasojë e ndryshimeve të shtypjes atmosferike. Mirpo, era dhe elementet e saja, përveq trysnisë së ajrit, varen edhe nga shumë faktorë të tjerë siç janë: forca e fërkimit me bazen, forca e gravitetit, forca e devijimit etj .
Shpejtësia e eres mund të jetë nga 0 në nivel të tokës, deri 320 km/h në nivelin atmosferik dhe deri ne 13 km/h mbi sipërfaqe të tokës.
Era si fatkeqësi natyrore paraqitet shumë shpesh në regjione të ndryshme të botës. Psh. Erërat ciklonike kanë fuqi shkatërruese në regjionet kufitare të zonave tropikale e subtropikale, apo paraqiten si të tilla gati çdo vit dhe shkatojnë dëme të mëdha materiale e viktima njerëzish dhe kanë emra të ndyshëm në regjione të ndryshme (tajfun,uragan,heriken etj).
Janë të fuqishme sidomos në pjesën veriore të oqeanit paqësor, në Cejlon, në gjirin e Meksikës, në Kaliforni etj., edhe në vise të tjera paraqiten erëra të forta të dëmshme p.sh., në Ultësiren e Panonisë mund të fryejnë era të forta të quajtura “koshavë” që është në gjendje të shkatërrojë qatitë e shtëpive, ti sjell dëme të mëd